Kievi informon Uashingtonin, planifikon shkarkimin e gjeneralit Zaluzhni

03.02.2024 20:25

A janë të numëruara ditët e gjeneralit...

A janë të  numëruara ditët e gjeneralit të ushtrisë ukrainase Valeri Zaluzhni.  Agjencia “Rojters ” raporton se autoritetet në Kiev kanë njoftuar tashmë Shtëpinë e Bardhë për planet për shkarkimin e komandantit të forcave të armatosura. 
 
Qëndrimi i Uashingtonit është se kjo është një çështje sovrane dhe Ukraina duhet të marrë vendimin e saj. 
 
Mosmarrëveshjet mes Presidentit Zelenski dhe gjeneralit Zaluzhny nisin pas kundërofensive me të cilën Ukraina ktheu vetëm një pjesë të vogël të territorit të saj të pushtuar.  
 
Arrinë  kulmin me pikëpamjet e ndryshme për mobilizimin e ri ushtarak. Zaluzhni kërkon rekrutimin e 500,000 ukrainasve, gjë që Zelensky e kundërshton. Pas thashethemeve për një ndryshim, figura të shquara të opozitës dolën në krah të gjeneralit popullor. 
 
Ata paralajmërojnë se Rusia mund të përfitojë nga paqëndrueshmëria në udhëheqjen ushtarake dhe politike të Ukrainës. 
Ish-presidenti Poroshenko thotë se  nëse ndodh, shkarkimi do të godasë në zemër të unitetit kombëtar. Për momentin, presidenti Zelenski mohon zërat për shkarkimin e gjeneralit Zaluzhni. Duke folur për situatën në front, ai renditi pikërisht shefin e Shtabit të Përgjithshëm Zaluzhni ndër meritorët.
 
"Dita është e fokusuar në çështjet nga fronti, sigurimi i frontit, dhe  mbrojtja e rrjeteve tona energjetike. Ka rezultate të mira. Në veçanti, prodhimi ukrainas i dronëve po rritet vazhdimisht. Prioritetet janë mjaft të qarta. Ka një theks të veçantë për Avdijevkën . Aty është jashtëzakonisht e vështirë. Faleminderit të gjithë djemve në pozicione çdo ushtari, çdo rreshteri, të gjithë komandantëve luftarakë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Zaluzhni dhe komandantët Moskaliev dhe Sirski ishin në front." - deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. 
 
Ndërhohë vijojnë beteja të ashpra. As granatimet me dron rus nuk ndalojnë.  Mbrëmë u evidentua edhe një sulm në Krivi Rih. Infrastruktura energjetike ishte gjithashtu e ngarkuar. 
 
Nga ana tjetër, forcat ukrainase kanë kryer një sulm me dronë në rajonet ruse të Belgorodit, Volgogradit dhe Rostovit. (Flutura Latifi, TVM2)