PTHP me procedurë ndaj dy vëllezërve, kërcënuan Kryetarin e Komunës së Haraçinës
04.02.2024 12:57
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup...

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë kundër dy vëllezërve për të cilët ka dyshime të bazuara se kanë kryer vepër penale-Kërcënim i sigurisë nga neni 144 paragrafi 4 nga Kodi Penal.
“Të dyshuarit, të moshës 42 dhe 35 vjeçare, në disa raste kanë kërcënuar përmes telefonit personin zyrtar-kryetar i Komunës së Haraçinës, duke shkaktuar tek ai pasiguri, shqetësim dhe frikë. Pasi i ka paraqitur, ata përmes porosive në Viber, kanë vazhduar të drejtojnë kërcënime serioze se do ta sulmojnë jetën dhe trupin e tij”, njoftuan nga Prokuroria.
Prokurori kompetent i ka propozuar gjykatës të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, caktimin e masave të kujdesit – ndalenë për lëshimin e vendbanimit, marrje të përkohshme të dokumenteve të udhëtimit apo dokumente të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, obligim që të paraqiten te organi kompetent, ndalesë për hyrje në selinë e Komunës së Haraçinës, si dhe ndalesë për afrim dhe vendosje të kontaktit me kryetarin e komunës.
Kjo nuk është hera e parë që, kryetari aktual i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, përballet me kërcënime dhe sulme fizike.
