Përplasje në organet e larta të ASH-së, kundër qëndrimit të Taravarit, ministri Lloga
04.02.2024 15:58
Me bllokun opozitar apo të garojnë vetë në zgjedhje....

Me bllokun opozitar apo të garojnë vetë në zgjedhje, funksionerët e Aleancës për Shqiptarët të ndarë rreth kësaj çështjeje.
Pasi kreu i partisë, Arben Taravari kërkoi përmes rrjeteve sociale që Kuvendi Qendror i partisë të japë “dritën jeshile” për t’iu bashkuar frontit opozitar.
Taravari thotë se ka marrë shumë mesazhe për mbështetje.
"Pasi bëra publik qëndrimin tim politik ku tregova se duhet sjellim Ndryshimin e Madh, bashkë me opozitën shqiptare jam bërë dëshmitar i gjallë i mrekullisë së një populli! E dija se shumë veta do ishin dakort me deklaratën time pasi unë e mora këtë vendim duke ju pasur prioritet ju dhe nevojën tuaj për Ndryshim".
Pas Taravarit ka qëndruar ministri aktual i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, por disa prej zyrtarëve, mes tyre edhe ministri aktual i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe ish-lideri, Zijadin Sela e paralajmëruan se partia tashmë ka marrë një vendim, se do të garojë vetë dhe se ai si individ nuk mund të marrë vendime në emër të partisë.
Situata e brendshme në Aleancë kulmoi vetëm pak ditë pasi qeveria e re teknike nisi punën.
Megjithatë, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq nuk pret që trazirat partiake të ndikojnë në punën e kabinetit të udhëhequr nga kryeministri teknik, Talat Xhaferi.
“Ata janë sërisht partneri ynë i koalicionit dhe ne besojmë se do të ketë force Alenca në diskutimet e brendshme të sjell vendime të duhuara që ti takojë bllokut fitues në zgjedhje. Nuk pres që Qeveria teknike të bie, pres që Qeveria teknike do të mbetet deri në fund të mandatit”. - tha Kryeministri për çështje Europiane, Bojan Mariçiq.
Kovaçevski pas thirrjes së Taravarit, vlen oferta për koalicion europian
Kryetari i LSDM-së Kovaçevski nuk dëshiron të komentojë për zhvillimet e brendshme në Aleancë, por thotë se me Taravarin ka biseduar për raportet në koalicion dhe funksionimin e qeverisë teknike.
Kovaçevski thotë se qëndron oferta për të gjitha partitë për koalicion të bazuar në vlerat evropiane.
“Sa i përket dinamikës së mardhënieve në ASH nuk do të komentoja sepse bëhet fjalë për subject tjetër politik dhe ato kanë organet ve veta partiake, funksionerët e tyre janë ata që duhet ti japin përgjigjet dhe ti japin qëndrimet”. - u shpreh Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Veprimit të Taravarit i parapriu oferta e Mexhitit, Kasamit dhe Gashit për të qenë kandidat presidencial i opozitës së bashkuar shqiptare, por Taravari tha se nuk ishte i interesuar.
Ndërkohë Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga gjithashtu njoftoi se kuvendi i partisë akoma nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesa në organet partiake në lidhje me koalicionet parazgjedhore.
Sipas tij mbetet në fuqi vendimi i kryesisë qëndrorë i cili është miratuar unanimisht për të shkuar vetëm në zgjedhje.
Situata në ASh pritet qartësohet brenda ditëve në vijim. (Flutura Latifi, TVM2)
