“Transfermarkt", Shkëndija më e shtrenjta, por i bie vlera
04.02.2024 16:38
Elita e futbollit vendas...

Elita e futbollit vendas në mes të muajit (18.02.24) shkurt do të ngrejë siparin me ndeshjet e javës së 19-të. Si çdo vit, edhe këtë sezon, skuadra kanë qenë tepër aktive në merkato, teksa të shumta janë lëvizjet si në hyrje ashtu dhe në dalje.
Edhe pse dritarja e transferimeve nuk është mbyllur ende, renditjen e skuadrave me vlerën më të lartë të momentit në treg e kryeson Shkëndija.
“Kuqezinjtë” tetovarë kanë në përbërje lojtarë, vlera e të cilëve në total shkon 5.25 milionë euro,por në krahasim me 15 janarin, këta kanë një ulje të vlerës së tyre për 0.5 %.
Në vend të dytë qëndrojnë kampionët në fuqi Struga Trim Lum, me 4.27 milionë euro, që ka shënuar një rritje prej 16.4%.
“Podiumi” kompletohet me Shkupin, që mban vendin e tretë me 4.03 milionë euro. Po ashtu edhe “pëllumbat” nga Çairi sipas Transfermarkt kanë shënuar një rënie të vlerës për 2.4%. Vardari dhe Voska janë në tri pozitat e fundit të tabelës.
Të dy këto skuadra këtë sezon u ngjitën në LPM, teksa do iu duhet mjaftë punë për të rritur vlerën në nivelin e dëshiruar.
Liqenasit, vlejnë 2.96 milionë euro, me një rritje 14.5%. ndërsa shkupjanët momentalisht vlejnë 2.88 milionë euro, ose me një rritje më të madhe prej 33%.
Tikveshi e mbyll tabelën, me vlerën prej 2.65 milionë, me një rënie prej 10.9%.
Ndryshe elita e futbollit vendor në krahasim me 15 janarin, ka një rritje për 4.1 % dhe tani 12 skuadrat në total vlejnë 43.75 milion euro.
Tani më 14 vite, faqeja më e popullarizuar në botë Transfermarkt, po merret me përcaktimin e vlerës së klubeve dhe futbollistëve.
