FSSH paralajmëron grevë nga e hëna, LSM të punësuarit me të drejtë dalin në grevë
04.02.2024 17:48
Me harmonizimet e dakorduara...

Me harmonizimet e dakorduara jo vetëm që nuk do t'u rriten pagat, por duan t'u shkurtohen pagat për 2000 denarë punonjësve të Fondit për sigurim shëndetësor.
Të hënën punonjësit e Fondit paralajmërojnë grevë. Faji për grevën nuk duhet të bartet tek punëtorët, thotë kreu i sindikatës, Sllobodan Trendafilov në një intervistë për "Radion Evropa e Lirë".
Ai thotë se deri më tani kanë arritur ta shtyjnë vendimin, por forcat në bordin drejtues të Fondit tashmë janë të barazuara pasi njëri nga anëtarët që ishte në anën e punëtorëve është emëruar në një pozitë tjetër.
“Në Fondin për sigurim shëndëtësor nga ana tjetër situata është shumë më tragjike, më duhet të them, sepse Qeveria rekomandon diçka për të cilën ka pasur marrëveshje në këshillin drejtues mes Sindikatit dhe udhëheqësisë së menaxhmentit të shtyhet deri në vitin 2025. Por çfarë të bëjmë ne gjatë 2024- tës, sepse një rekomandim i tillë do të thotë ulje e pagave për 21 përqind të puntorëve në Fondin për sigurim shëndetësor”. - u shpreh Kryetari i LSM-së, Sllobdan Trendafillov.
Punonjësit e Fondit për Sigurim Shëndetësor gjatë grevës do të punojnë vetëm në raste urgjente, do të regjistrojnë të mitur për sigurime, do të japin sigurime për pacientët e shtruar dhe trajtim jashtë vendit në raste emergjente.
Nëse greva do të zgjasë, do të ketë problem me pagesën e pagave të punonjësve të shëndetësisë.
“Ndodhitë e fundit që janë edhe në gazetën zyrtare e ajo është momenti nëse njëri mjek largohet mbetet mjeku më i ridhe pjesa tjetër që ka ët bëjë me ndryshimin e ligjit për mbrojtje shëndesëtore që gjashtë muaj pacientët të mbesin në gjendje të tillë ende nuk janë zgjidhur nga ana e Fondit . Mendoj se kjo urgjentisht duhet të inkorporohet në marrëveshjet erradhës për vitin 2024”. - deklaroi Kryetarja e Shoqatës së mjekëve amë, Lilija Dervishova.
Nga Fondi i Shëndetësisë thonë se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për përshtatjen e plotë të softuerit, por që për të zbatuar këtë ndryshim në Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, është e nevojshme të krijohen kushte teknike në sistemin informativ të Fondit, d.m.th. një rregullim në softuer, i cili kërkon kohë, burime njerëzore dhe burime financiare. (Flutura Latifi, TVM2)
