Tetovë, rruga e butiqeve akoma në gjendje të keqe
04.02.2024 18:26
Edhe përkundër se janë fituar mjetet nga IPA fondet...

Edhe përkundër se janë fituar mjetet nga IPA fondet me bashkëpunim ndërkufitar me komunë e Prizrenit, ende edhe sot rruga e Butiqeve siç edhe po shihet është në harresë dhe e pa rregulluar. Ndërkohë institucionet lokale thonë se kjo rrugë shumë shpejtë do të filloj me rikoonstruimin dhe e njejta do të ketë pamje historike të qytetit.
“Është një projekt i fituar në bashkëpunim ndërkombëtar me Komunën e Prizrenit, që është fituar nga komisioni Evropian, pra 220.000 euro nga Fondet IPA dhe 28.000 euro nga buxheti i komunës së Tetovës. Punët ndërtimore do nisin në mes të shkurtit dhe në fund të majit pritet të përfundojnë. Këtu do kthehet identiteti kulturor dhe tradicional me çka do bëhet ngjallja e artizanateve dhe do zhvillohet turizmi. Rruga prej 420 metra do ndërtohet me kalldrëma, do vendosen pajisje urbane ndriçim publik dhe regjim i ri i komunikacionit, me qëllim që gjërat artizanale sa më lehtë ti ekspozojnë” - tha Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmishi.
Afaristët e kësaj rruge por edhe qytetarët duan që ndërtimi të fillon së më parë të zgjerohet rruga dhe të bëhet orar i veçantë i lëvizjes për veturat.
"Rruga është tepër e ngusht për momentin, duhet urgjentisht sa me shpejtë të zgjerohet se për ndryshe, kjo si është keshtu me këto nivele të trotuareve. Rruga duhet zgjerohet sa më shpejte. Këtu nuk duhet të lëvizet me vetura, shembull deri ora 9 mundë të lëvizish dhe mbrëmje pas orës 17 dimërit, dhe pas orës 19 verës, dhe kjo të bëhet e gjitha për këmbësor pasi këtu janë mbi 200 butiqe, komuna varet prej tyre pasi krejt këto paguajnë tatime." - tha një afarist.
"Sa i takon kësaj rruge, që ndryshe quhet edhe rruga e butiqeve, për mendinin tim pasi bëhët fjalë për një rrugë të vjetër, është mirë të shtrohet me pllaka dhe të ketë pamje më të bukur, me stilin e vjetër të ngelë si rrugë trashëguese në të adhmen." - u shpreh një qytetarë.
Projekti do jetë në dy faza, faza e parë pritet të filloj të realizohet në mesin e këtij muaji. (Visar Sadiku, TVM2)
