Hocq udhëheqëse e tifozëve të Charleroa
04.02.2024 18:49
Në botën e futbollit, që nga kohërat e vjetra...

Në botën e futbollit, që nga kohërat e vjetra dominon mendimi se vetëm meshkujt mund të bëhen drejtues të grupeve të tifozëve. Megjithatë në futbollin elitar belg është thyer ky mit dhe tani më kemi një vajzë e cila drejton grupin e tifozëve të skuadrës së Charleroa.
“Është një rol i bukur, mund të marrësh pjesë në këtë atmosferë që njerëzit ndajnë mes vete, ata këndojnë dhe shprehin dashurinë e tyre për futbollin” - u shpreh udhëheqësja e fansave të Charleroa, Williane Hocq.
Në Charleroa, Williane Hocq, 16-vjeçare është bërë kapoja apo udhëheqësja e parë femër në një stadium futbolli. Ajo shpreson se më shumë gra do të mund të zënë vendin e merituar në tribuna, në Belgjikë e gjetkë.
“Mendoj se duhet të jetë më shumë një normalitet, se sa që të jetë banala. E di që nuk ka shumë femra dhe duhet të ketë më shumë që ta kemi plotësisht vendin tonë këtu”. - deklaroi udhëheqësja e fansave të Charleroa, Williane Hocq.
Adoleshentja, e cila shkon në stadiumin Mamebourg që në moshën 7-vjeçare, këtë pasion e ka trashëguar nga prindërit e saj, të dy tifozë të Sporting Charleroa.