IJF “Paris 2024”, xhudistët kosovar fituan dy medalje

04.02.2024 18:51

Kosova ka mbaruar pjesëmarrjen në Grand Slamin e Parisit...

Kosova ka mbaruar pjesëmarrjen në Grand Slamin e Parisit me një medalje të artë të Distria Krasniqit dhe një të bronztë të Akil Gjakovës. 
 
Loriana Kuka është ndalur në 1/8 e finales të Grand Slamit të Parisit në xhudo. 
 
Kuka u mposht nga holandezja Guusje Steenhuis me “ippon” në 1/8 e finales të kategorisë deri 78kg. Po të njëjtin fat e kishte edhe Shpat Zekaj në konkurencë të meshkujve. 
 
Zekaj ka pësuar humbje në 1/8 e finales në kategorinë deri 100 kilogramë në Grand Slamin e xhudos në Paris. Zekaj pësoi me tri dënime nga ukrainasi Anton Savytskiy. 
 
Në Paris Krasniqi përpos medaljes së artë, ariti të ftojë edhe 1000 pikë, ndërsa Gjakova përpos medaljes së bronztë ka fituar 500 pikë.