Botë

Iraku dhe Siria, vendet më të rrezikshme në botë

01.04.2015 11:16

Një studim i ri vlerëson se Iraku, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Ukraina janë në mesin e 10 vendeve më të rrezikshme në botë...

Studimi i mbështetur në aktivitetet terroriste dhe rebele, dhe i shkruar nga organizata me bazë në Uashington, “IntelCenter”, thotë se Iraku dhe Siria janë dy vendet më të rrezikshme në botë.

Nigeria radhitet në vendin e tretë, Somalia në të katërtin, Afganistani është i pesti, Libia në të gjashtin, Jemeni në të shtatin, Pakistani është në vendin e tetë,  Ukraina në pozitën e nëntë dhe Egjipti në vendin e 10-të sa i përket rrezikshmërisë.