FIS-slallom, Yule me fitore rekord nw Chamonix

04.02.2024 18:54

Një garë e paparë deri më tani e sllallomit...

Një garë e paparë deri më tani e sllallomit është zhvilluar sot në qendrën franceze Chamonix, ku ka trimfuar zvicerani Daniel Yule, i cili në rrëshqitjen e parë ishte renditur në pozitën e 30-të. 
 
Kthesa e madhe në Chamonix, ndodhi për shkak të temperaturave të larta në mes të dy rrëshqitjeve. 
 
Nga shkrirja e borës më shum u dëmtuan skiatorët që kishin renditje më të mirë në rrëshqitjen e parë. 
 
Zvicerani Yule, pati një rrëshqitje të shkëlqyeshme në serinë e dytë dhe ia doli të triumfojë (1:36,24), me 18 të qindtat kohë më të mirë se francezi Clement Noel. 
 
Ai në rrëshqitjen e parë kishte kohën më të mirë ose reth 2 sekonda kohë më të mirë se fituesi i kësaj gare, ndërsa në fund u desh të kënaqet me pozitën e tretë. 
 
Pozita e dytë i takoi francezit tjetër  Loic Meillard. Kjo është hera e parë në historinë e rrëshqitjes alpine, që një skiator ia del të bëjë një ecje kaq të madhe në një garë.  
 
Fundjavën e ardhshme  në Bansko të Bullgarisë në program është sllallomi madh.