Not, "Doha 2024", Rasovszky kampion bote në 10 km
04.02.2024 18:57
Nënkamponi olimpik Kristof Rasovszky...

Nënkamponi olimpik Kristof Rasovszky, ka vërtetuar formën e tij të mirë para nisjes së Lojërave Olimpike në Paris, duke fituar medaljen e artë në garën 10 km në ujëra të hapura në kampionatin botëror në Doha.
Hungarezi 26 vjeçar, triumfoi me kohën 1 orë 48 minuta e 21 sekonda, duke fituar medaljen e dytë të artë në distancë në një kampionat botëror. Medaljen e artë e kishte fituar 2019 në notin e 5 km.
Hungarezi dominoi këtë garë dhe pas vete la francezin Marc-Antoine Olivier, ndërsa medalja e bronztë i takoi britanikut, Hector Pardoe.
15-të notuesit më të mirë të kësaj gare kanë siguruar vizën për në Lojërat Olimpike në Paris, ndërsa gara e notit në 10 km do të zhvillohet në lumin Sena.
Gjermani Florian Wellbrock, tani më ish kampion bote në këtë distancë, garën e përfundoi në pozitën e 29-të, por ai ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen ne olimpiadën e “Paris 2024”.
