Portieri afrikan thyen rekordin e pritjeve të penaltive

04.02.2024 19:17

Përfaqësuesja e Afrikës së Jugut...

Përfaqësuesja e Afrikës së Jugut, është gjysmëfinalisti i parë i edicionit të sivjet të Kupës së Afrikës. Këta në ¼ e finales së zhvilluar në Yamoussoukr, pas penaltive me 2:1 eliminuan ekipin kombëtarë të Kepit të Gjelbër. 
 
Gjatë 120 minutave lojë nuk pati gola, ndërsa gjatë penaltive heroi ishte gardiani i Afrikës së Jugut, Ronwen Williams, i cili priti katër penalti të futbollistëve të Kepit të Gjelbërt. 
 
Me këtë Williams, ka shënuar rekord pasi asnjë prortier në një kampionat kontinetal nuk kishte pritur katër nga pesë penalti.  
 
Për Afrikën e Jugut, kjo do të jetë gjysmëfinalja e katërt.  
 
Në ½ finale AJ, do të përballet me Nigerinë, ndërsa në ndeshjen tjetër do të përballen Bregu i Fildishtë dhe Kongo. 
 
Ndeshjet gjysmëfinale në program janë më 7 shkurt.