Curry rrugës së Kobe Brajant

04.02.2024 19:21

Stephen Curry ka pasur një paraqitje të paparë...

Nata e NBA-së karakterizohet nga ndeshje të mëdha si dhe arritje edhe më të mëdha në aspektin personal. 
 
Stephen Curry ka pasur një paraqitje të paparë dhe për herë të dytë në karrierën e tij ka shënuar spaku 60 pikë.  
 
Për 2 pkë, mbeti më i shkurtë se sa rekordi i tij personal në NBA. Skuadra e tij Golden State, konfirmojnë veten në një krizë rezultatesh,  ku edhe 60 pikët e Steph Curry nuk mjaftojnë për të evituar humbjen me rezultat 141:134 nga Atlanta. 
 
Curry në çerekun e fundit shënoi 22 pikë, ndërsa në kohën shtesë shënoi edhe 11 pikë të tjera. 
 
Me arritjen e tij në këtë ndeshja Curry, u bë vetëm basketbollisti i dytë në historinë e NBA-së, që ka shënuar 60 ose më shumë pikë në një takim. 
 
Vetëm  Kobe  dhe ai 
 
I vetmi që para tij kishte një arritje të tillë ishte Kobe Bryant, i cili me 60 pikë e përfundoi karrierën e tij në NBA. 
 
Bryant ato pikë i kishte shënuar në vitin 2016-të, në ndeshjen e tij të fundit. Ai ishte në moshë 37 vjeç e 234 ditë. LA Lakers, atë natë me 101:96 e mundën Utah Jazz.