Fury-Usyk patjetër do dalin në ring, kush nuk del paguan 10 mln euro
04.02.2024 19:23
Tyson Fury, anuloi luftën me Oleksandr Uysik...

Tyson Fury, anuloi luftën me Oleksandr Uysik në të cilën duheshte të bashkoheshin brezat e kamionëve për peshat e rënda. Data 18 maj është caktuar për zhvillimin e kësaj lufte, e cilësuar si “meçi i shekullit”.
Kryqëzimi i dorëzave mes Fury dhe Uysikut, ishte paraparë të ndodhë më 17 shkurt, por u shty për shkak të një lëndimi të britanikut.
Kampioni i WBC-së, Fury, do të luftojë me mbajtësin e titujve WBO, WBA dhe IBF, Usyk, në Arabinë Saudite. Sipas deklaratës nga promotori, çarja e vetullës kërkon disa qepje të rëndësishme, “prandaj është vendosur që meçi të shtyhet”.
"Tyson nuk dëshiron që tua them këtë, por ai deshi të del në ring më 17 shkurt edhe me prerjen. I kam thënë se nuk jam I çmendur si të tillë ta fus në ring. Nëse për 18 maj nuk do jetë I gatshëm, ai do të futet në ring, pasi kemi afat nga IBF dhe nuk duam kokëdhembje me ta. Kemi kontratë dhe lufta do mbahet më 18 maj ose do organizojmë një meç tjetër.”, ka thënë Alalshikh, këshilltar në oborin mbretëror.
Ai ka bërë publike se të dy boksierët kanë rënë dakort që nëse largohen nga kjo luftë, të paguajnë gjobën prej 10 milion dollar.
Fituesi i këtij meçi do të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që kur Lennox Lewis mposhti Evander Holyfieldin më 1999.
Fury ka bilanc prej 34 fitoreve e një barazimi, ndërsa Usyk i ka fituar 21 meçet e deritashme në boks profesionist.
