FIS, thuhet rekordi në kërcim me ski

04.02.2024 19:25

Norvegjezi Johann Andre Forfang...

Norvegjezi Johann Andre Forfang, ka dalë fitues i garës së Kupës së Botës në kërcim me ski e zhvilluar në Willingen. Në garën e cila u përkshruar me goditje të paplanfikuara të reës Forfang, kishte më shumë fat si në kërcimin e parë ashtu edhe në të dytin. 
 
Ai triumfoi me 252.7 pikë, gjegjësisht me kërcimet prej 144.0  dhe 155.5 metra, me çka shënoi rekord të ri të kërcimores. Në fakt ky është edhe kërcimi më i gjatë në historinë e kërcimoreve të mëdha, duke mos llogaritur fluturimet. 
 
Një ditë më parë Forfang me kërcimin 153 metra, e kishte barazuar rekordin e Klemens Murank.  
 
Me 31 më pak në pozitën e dytë u ndal japonezi Ryoy Kobayashi (128.0 dhe 148.0 metra).  
 
I treti ishte norvegjezi Kristoffer Eriksen Sundal me 219.9 pikë (138.0 dhe 150.0 m). Kraft  edhe më tej është I pari në renditjen e përgjithshme të Kupës së botës, ku ka 1089 pikë. 
 
Pas tij është gjermani Andreas Wellinger (851) dhe Kobayashi me 816 pikë.