Maqedoni
Vrasje në tentativë në Gostivar
01.04.2015 11:44
Një person mbrëmë është shtruar në repartin urgjent në spitalin e Gostivarit me plagë të shkaktuara nga një send i mbrehtë...

Për shkak të shkallës së lëndimeve të marra është dërguar në klinikat e Shkupit.
Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gostivarasin R.J., i cili është i punësuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së të lënduarit në lagjen Pitarnica. Tani për tani nuk dihet se si është gjendja e tij shëndertësore dhe se kush është i dyshuari për sulmin.
Nga SPB Tetovë, konfirmojnë se tek ata është denoncuar rast i sulmit me lëndime të rënda dhe se në koordinim me prokurin publik ende punojnë në ndriçimin e veçorive të ndërlidhura me këtë rast.
Më shumë infomacione paralajmëruan për më vonëj./mia
