Maqedoni
Parashikimi i motit
05.02.2024 09:03
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike...

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe pse pas shumë ditësh do të behën prezente reshjet e shiut. Për sot moti do të jetë i ngrohtë dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimorë.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 20°C.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15°C.
