Maqedoni

FSSh prej sot në grevë, pranojnë vetëm rastet urgjente

05.02.2024 10:10

Të punësuarit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore prej sot janë futur në grevë...

Të punësuarit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore prej sot janë futur në grevë, pasi pretendojnë se do t’u ulen rrogat për 21%.  Ata do të kryejnë vetëm detyrat e nevojshme, si regjistrimi i të miturve si anëtar sigurimi, rregullimi i sigurimit për persona të shtruar në spital dhe trajtimi jashtë vendit për raste urgjente. 

Por, Ministria e Financave ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ulje të pagave të punonjësve të FSSh-së, por po tentohet të rriten sërish, gjë që do të ketë implikime fiskale në buxhetin e Fondit.