Botë
Kili shpall gjendjen e jashtëzakonshme, 51 të vdekur si pasojë e zjarreve
05.02.2024 11:16
Autoritetet në Kili kanë njoftuar se numri i viktimave të konfirmuara të zjarreve në rajonin Valparaiso....

Autoritetet në Kili kanë njoftuar se numri i viktimave të konfirmuara të zjarreve në rajonin Valparaiso ka arritur në 51, përderisa mbi 100 persona të tjerë janë lënduar.
Gjithashtu ka raporte për së paku 20 persona të pagjetur dhe druhet se edhe ata mund të jenë në mesin e viktimave. Zyrtarët kilianë po ashtu deklaruan se së paku 1,100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret. Presidenti i vendit, Gabriel Boric, ka shpallë gjendje emergjente në Valparaiso dhe rrethinë dhe është zotuar se Qeveria do të bëjë çmos për ta zbutur situatën, e cila momentalisht duket katastrofike për njërin prej rajoneve më të njohura turistike të vendit.
Besohet se këto janë zjarret më vdekjeprurëse, sezonale, në historinë e Kilit. Është njoftuar edhe se shumë prej viktimave nuk janë vendor, por turistë të cilët kanë vizituar rajonin për pushime. Ndërkohë, ekipet emergjente nga gati të gjitha pjesët e venit kanë arritur në Valparaiso për të tentuar të ndihmojnë në lokalizimin e zjarreve përderisa zyrtarët mjekësor kanë thënë se numri i viktimave do të mund të rritët edhe më tej gjatë 24 orëve të kaluara. Njëkohësisht autoritetet qendrore i kanë bërë thirrje të gjithë baronëve të Kilit të mos udhëtojnë drejtë rajonit Valparaiso, pasi që i tërë rajoni aktualisht është i rrezikshëm për jetë.
