Botë
Blinken gjatë javës viziton Lindjen e Mesme
05.02.2024 11:44
Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, pritet që gjatë kësaj jave të udhëtojë për në Lindjen e Mesme...

Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, pritet që gjatë kësaj jave të udhëtojë për në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet në atë rajon vazhdojnë e rriten.
Udhëtimi i tij pritet të përfshijë ndalesa në Izrael, Egjipt, Katar, Arabinë Saudite dhe Bregun Perëndimor. Së fundmi, sekretari amerikan ka realizuar një telefonatë me sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, David Kameron. Ata kanë zhvilluar bisedë rreth takimeve të Blinkenit në Izrael dhe kanë diskutuar për përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e pengjeve, gjë që do të dërgonte në një pauzë humanitare.
“Përveç kësaj, të dy diskutuan për situatën në Detin e Kuq dhe veprimet ndërkombëtare për t’i mbajtur Huthit përgjegjës për sulmet e tyre të paligjshme dhe të pamatura ndaj anijeve.”, tha Miller. Gjithashtu, dy vendet kanë konfirmuar angazhimin e përbashkët në mbështetje të Ukrainës.
