Akuzohet për abuzim seksual, Dani Alves doli sot para gjykatës në Barcelonë
05.02.2024 14:21
Ka nisur sot procesi gjyqwsor ndaj futbollistit brazilian Dani Alves...

Ka nisur sot procesi gjyqwsor ndaj futbollistit brazilian Dani Alves, i cili akuzohet për sulm të dyshuar seksual. Krimi i dyshuar i futbollistit brazilian ndodhi natën e 30 deri më 31 dhjetor 2022 në një klub nate në Barcelonë. Gjykimi i Alves, pritet të zgjasë deri të mërkurën. Po që se shpallet fajtor prokuroria kërkon dënim me burg nëntë vjeçar për Alves, ndërsa avokatët e viktimës kërkojnë dënimim me burg prej 12 viteve. Ish futbollisti I skuadrës së Barcelonës, që nga janari 2023, ka qenë në paraburgim. Ai hedhë poshte pohimet se ka bërë çfarë do vepre kriminale.
Mbrojtja e lojtarit ka kërkuar vazhdimisht lirim me kusht, i mohuar sistematikisht nga drejtësia për shkak të rrezikut të lartë të ikjes. 40 – vjeçari Dani Alves, është një nga futbollistët më me trofe në histori, pasi gjat kërierës së tij ka fituar 42 tituj duke llogaritur edhe tre tij tek Liga e Kampionëve më Barcelonën. Suksesin më të madh e ka shënuar me Barcelonën, nga viti 2008 deri 2016, ku fitoi 23 trofe. Më shumë se 270 gazetarë nga e gjithë bota janë akredituar për të mbuluar këtë seancë gjyqësore.(Gazetar Safet Admei)