Gjimshiti më i mirë se Hysaj

05.02.2024 14:25

Berat Gjimshiti luajti në tërë ndeshjen tek Atalanta, që të dielën fitoi ndaj Lazios me rezultatin 3:1...

Berat Gjimshiti luajti në tërë ndeshjen tek Atalanta, që të dielën fitoi ndaj Lazios me rezultatin 3:1. Elseid Hysaj ishte në bankën rezervë. Ndeshja i ka takuar xhiros së 23-të të Serie A të Italisë.
 
Mario Pashaliq dhe Charles De Ketelaere me dy gola tjerë, shënuan për skuadrën e Atalantas. Ciro Immobile ishte realizator i golit të vetëm për lacialët në minutën e 84-t nga penalltia. Atalanta është në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Lazio zë vendin e nëntë me 34 pikë.