Maqedoni
Paraburgim për një shkupjan i dyshuar për kontrabandim të migrantëve
01.04.2015 13:05
Qendra rajonale për Kufirin "Jug" ngriti padi penale kundër B.D (57) nga Shkupi i dyshuar për vepër të kryer penale "kontrabandim të migrantëve...

Në aksin rrugor Gjevgjeli-Shkup në afërsi të Negotinës, dje është kryer kontroll në një furgon "ford transit" pronë dhe e drejtuar nga B.D me ç'rast në automjet janë gjetur 12 emigrantë ielgal nga Afganistani.
Siç kumtoi sot MPB-ja, nga ana e gjykatësit në procedurën paraprake të denoncuarit i është caktuar masa paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa shtetasit e huaj janë vendosur në Qendrën për pranim për të huaj në Shkup./mia
