Maqedoni

MASh: Nxënësit dhe studentët morën mjetet e bursave

05.02.2024 16:38

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se të gjitha pagesat e bursave për nxënës dhe studentë përfitues aktual për vitin shkollor...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se të gjitha pagesat e bursave për nxënës dhe studentë përfitues aktual për vitin shkollor, gjegjësisht vitin akademik 2023-2024, janë paguar përfundimisht me muajin janar.

Ndërsa për përfituesit e rinj, pagesa do të realizohet gjatë javës. Të rinjtë duhet të jenë të sigurt, të gjitha mjetet që u takojnë do t'u paguhen plotësisht. Kjo qeveri nuk ka për qëllim heqjen e të drejtave, por përkundrazi, angazhohet për avancimin e standardit të nxënësve dhe studentëve dhe në këtë drejtim gjatë viteve të fundit janë përfshirë një sërë të drejtash dhe mundësi të reja, të cilat nuk ekzistonin në të kaluarën. Janë përfshirë kategori të reja bursash, ndërsa shumat mujore ekzistuese janë rritur, për kategori të caktuara edhe atë për 80%. Gjithashtu është përfshirë subvencionimi i racionit për studentë dhe shuma e së njëjtës është rritur në mënyrë shtesë me kërkesë të studentëve.