Maqedoni

Tetovë, qytetarët denoncojnë ndotjen e ajrit

01.04.2015 14:01

111 raste janë denoncuar deri më sot në linjën telefonike SOS dhe ueb modulin pranë Inspektoratit Komunal të Tetovës në lidhje me ndotjen e ajrit...

Prej tyre rreth 50 raste janë denoncuar për Fabrikën e vajit në Komunën e Bogovinës, kurse rreth 40 raste janë denoncuar për Fabrikën e “Jugokromit”.
 
Por, nga inspektorati njoftojnë se për këto raste nuk është ndërmarrë asnjë procedurë , pasi Komuna e Tetovës nuk ka ingerenca për ndotësit që veprojnë jashtë territorit të  Komunës së Tetovës. 
 
Inspektorati Komunal, ndërkohë, ka përpiluar denoncimet për gjashtë lëndë dhe në të gjitha është proceduar me intervenime në terren nga ana e Inspektoratit Komunal.
 
Është konstatuar se në 2 subjekte ka shkelje të lehta dhe pronarëve të këtyre subjekteve u është dhënë vendim që në afat prej 30 ditëve të largojnë dhe mënjanojnë ato mangësi.
 
Tek njëri subjekt është konstatuar se plotësisht janë larguar defektet e detektuara, ndërsa dy subjekte janë dënuar me gjobë prej 2000 euro, pasi është konstatuar shkelje e rëndë.
 
ERSAN PAJAZITI