Të mërkurën pritet të zgjidhet kryeprokurori i ri
05.02.2024 18:57
Në seancën parlamentare...

Në seancën parlamentare të caktuar për të mërkurën, më 7 shkurt, do të bëhet zgjedhja e prokurorit të ri republikan, ku pritet të zgjedhet Ljupço Koçevski.
Në dhjetor të vitit 2023, nga tre kandidatët vetëm Koçevski e ka kaluar filtrin e Këshillit të Prokurorëve Publik, gjegjësisht ka marrë opinion pozitiv dhe gara është ndalur për prokuroret Fatime Fetai dhe Lidija Raiçeviq.
Kandidati Kocevski nuk është edhe shumë i njohur në opinionin e gjërë, për është i njohur për lëminë e gjyqësorit. 16 vite ai ishte në avokaturë ndërsa në vitin 2008 u zgjodh prokuror i lartë në Gostivar.
Qeveria para dhjetë ditësh ka dorëzuar propozimin e saj për prokurorin Ljupço Kotevski, i cili pritet të zëvendësojë prokurorin e deritanishëm publik, Ljubomir Joveski dhe tani është rradha e deputetëve.
Përndryshe prokuror publik më herët ka qenë Lubomir Joveski, të cilit më 25 dhjetor i përfundoi mandati, ndërkaq Sonja Simovska më 22 dhjetor ishte caktuar si ushtruese e deyrës së kryeprokurorit publik të shtetit.
Në historinë e deritanishme prokuroriale të shtetit, drejtuesi i prokurorisë së shtetit ka qenë gjithmonë i gjinisë mashkullore, gjithsej tetë.
