Osmani në takim me bartësit e MKARTËS nga Italia
05.02.2024 21:52
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Romë, u takua me përfaqësues të diasporës sonë në Itali, përkatësisht me bartësit e MKARTËS.
Ministri shprehu mirënjohjen e tij për interesimin e treguar për projektin MKARTA, të cilin ai vetë e prezantoi më pak se tre vjet më parë, në maj 2021, si një rrjet i vlefshëm i përfaqësuesve tanë më të mirë të diasporës në botë, të cilët me veçantinë e tyre kanë lënë një gjurmë në mjediset e reja ku janë integruar me sukses duke promovuar shtetin jashtë vendit.
“Projekti MKarta paraqet një lloj njohjeje, një konfirmim për njerëz të shquar nga vendi që jetojnë jashtë vendit, të cilët kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm me punën e tyre dhe në këtë mënyrë e përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut jashtë vendit në mënyrën e duhur. Në mesin e bartësve nga Italia, këtë vit është një gastronom me famë botërore, biznesmenë, kardiolog dhe kardiokirurg i njohur, artist, magjistër në zhvillim të qëndrueshëm dhe profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe”, tha ministri Osmani.
Përveç njohjes simbolike të punës së tyre të jashtëzakonshme, projekti forcon marrëdhëniet e këtyre personave të dalluar me shtetin dhe hap mundësi për bashkëpunim të zgjeruar dhe rolin e tyre proaktiv të institucionalizuar në Maqedoninë e Veriut.
