Moti i keq “gjunjëzon” Kaliforninë, 3 viktima dhe mijëra pa energji elektrike
Tre persona kanë humbur jetën në Kaliforni nga moti i keq që përfshiu shtetin...

Tre persona kanë humbur jetën në Kaliforni nga moti i keq që përfshiu shtetin perëndimor të SHBA me muaj të tërë. Shirat e dendur, stuhitë e erës dhe përmbytjet paralizuan vendin.
Guvernatori Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tetë qarqe të Kalifornisë jugore, duke përfshirë Los Anxhelosin dhe San Diegon.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NWS) e quajti atë “stuhinë më të madhe të sezonit” të Kalifornisë me përmbytje që rrezikojnë jetën e njerëzve, vërshime lumenjsh dhe rrëshqitje dheu.
Sipas Los Angeles Times, e diela theu rekordin e reshjeve që mbahej për 97 vjet me më shumë se 10 centimetra shi në një periudhë 24-orësh. Erërat me shpejtësi mbi 100 km/h përfshinë disa zona.
Rreth 710,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në zona të ndryshme të shtetit deri të hënën mbrëma.
Është hera e dytë që Kalifornia goditet nga një stuhi e tillë.
