Maqedoni

“IQAIR”, Shkupi me ajrin më të ndotur në Evropë

06.02.2024 11:47

Kryeqendra e vendit është qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë...

Kryeqendra e vendit është qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë, si dhe në listën e top 5 vendeve më të ndotura në botë.
 
Faqja e internetit ku publikohet kualiteti i ajrit nëpër botë “IqAir” sot e ka radhitur Shkupin në mesin e top 5 qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.
 
Pjesët më me ajrin më të ndotur janë vendbanimet Lisiçe, Kisella Vodë, Gazi Babë, Qendër, Karposh.
 
Indeksi i ndotjes në Shkup është 165, që është jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin.