Botë

Tentim për grabitje në një bankë, dy të vrarë dhe 6 të plagosur në Stamboll

06.02.2024 12:05

Dy persona u vranë derisa po përpiqeshin të sulmonin një gjykatë në Stamboll të martën...

Dy persona u vranë derisa po përpiqeshin të sulmonin një gjykatë në Stamboll të martën, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaja.
 
Burri dhe gruaja u vranë gjatë një "përpjekjeje për të sulmuar" një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglajan në orën 11:46, shkroi ministri i Brendshëm në mediat sociale.
 
Gjashtë persona të tjerë mbetën të plagosur, në mesin e tyre tre policë. “I uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë.”, tha ministri duke përgëzuar policët, të cilët i quajti heronj.
 
Caglajan, i cili njihet si Pallati i Drejtësisë në Stamboll, është një kompleks i madh gjykatash në rrethin Kagithane, në anën evropiane të qytetit. Ministri i Brendshëm i identifikoi sulmuesit si anëtarë të Frontit Revolucionar për Çlirim, grupi i cili nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohet organizatë terroriste.