Maqedoni

MPB: Falas ngjitësit me shenjën “NMK”

06.02.2024 13:17

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që ngjitësit me shenjën “NMK”...

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që ngjitësit me shenjën “NMK” do të jenë në përgjegjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. 
 
Ato do të duhet të ngjiten në targa dhe do të jenë falas për qytetarët. Po ashtu, ministri i Brendshëm, Tashkovski, ka bërë të ditur se nga e mërkura do të funksionojë 14 stacione bazë për dhënien e dokumenteve personale, me 14 fotografë.
 
Po ashtu, nga e hëna e ardhshme, paralajmërohet edhe ndërrimi i dytë. Kjo, sipas ministrit Tashkovski do të thotë se do të rriten kapacitetet e katër stacioneve bazë që fotografojnë dhe sigurojnë lëshimin e mëtutjeshëm të dokumenteve personale në 28 stacione brenda një dite.