Futboll
Zyrtare / Danillo te Real Madrid
01.04.2015 14:05
Befason Reali i Madridit. Kampionë e Europës, nëpërmjet një komunikatë për shtyp, njftojnë arritjen e marrëveshjes me Porton...

Befason Reali i Madridit. Kampionë e Europës, nëpërmjet një komunikatë për shtyp, njftojnë arritjen e marrëveshjes me Porton për transferimin në "Santiago Bernabeu" të DaniloLuiz da Silva.
Mbrojtësi brazilian i datëlindjes 1991 do t'u bashkohet "Los Blancos" gjatë verës me një kontratë që e lidh me skuadrën e kryeqytetit spanjoll deri në vitin 2021.
Kartoni i Danillos do t'u kushtojë arkave të Realit 31.5 milionë euro.
Danilo do të jetë futbollisti i 23-të brazilian në historinë e Real Madrid.
