Maqedoni

Përhapja e “kollës së mirë”, Mexhiti: Situata është nën kontroll

06.02.2024 16:02

Pasi kolla e mirë është përhapur në rajon, një sëmundje e shkaktuar nga një infeksion bakterial...

Pasi kolla e mirë është përhapur në rajon, një sëmundje e shkaktuar nga një infeksion bakterial, për të cilin vaksinimi është kyç. Në vendin tonë këtë vit janë regjistruar 7 raste të reja, mes tyre edhe një foshnjë dymuajshe. Në Serbi, nga ana tjetër, katër fëmijë kanë vdekur nga kolla e mirë. Instituti i Shëndetit Publik shpalli një epidemi të kollës së mirë në Beograd. Ndërkohë në vendin tonë nuk parashihet të shpallet gjendje epidemie, thotë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili njofton se situata është nën kontroll të plotë dhe vendimi për shpalljen e epidemisë, u takon ekspertëve të Komisionit për Sëmundje Infektive.
 
“Unë konsultohem me të gjithë dhe menjëherë nesër do të thërras që Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të mbajë  mbledhje, që ta shohin gjendjen si është në terren. Aty ka profesionistë të shkëlqyer të cilëve do t’ua lë në dorë të marrin vendimet e mëtejshme. Ajo që mund t’ju them sigurt është që gjendja është nën kontroll të plotë. Më gëzon fakti që vjen fundi i kësaj gjendjeje, jemi në muajin shkurt dhe periudha e viruseve është duke përfunduar.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
 
Epidemiologët vazhdimisht kanë bërë thirrje për vaksinimin e popullsisë, që sëmundja mos të përhapet. Numri i vogël i fëmijëve të vaksinuar me DE-TE-PER, por edhe me të gjitha vaksinat e tjera pas pandemisë, është një nga arsyet e shfaqjes së kollës së keqe. Në bazë të të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, mbulimi i popullsisë me vaksinim primar është nën 90 për qind për të gjitha vaksinat. Që të arrihet imunizimi kolektiv duhet të jetë e vaksinuar mbi 95 për qind e popullsisë. Autoritetet shëndetësore, krahas thirrjeve për vaksinimin me kohë të fëmijëve, nga prindërit kërkojnë që mos bien pre e dezinformatave për sigurinë e vaksinave.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU