KShPK, përmbyllet mandati, shpalosin raportet

06.02.2024 17:25

Në përmbyllje të mandatit të tyre...

Në përmbyllje të mandatit të tyre, anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit shpalosën raportin për punën e tyre për vitin 2023, si dhe raportin për zbatueshmërinë e strategjisë nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave për vitin 2021-2025. 

Sipas raporteve të dorëzuara, në krahasim me vitet paraprake shënohet zbatueshmëri e strategjisë në luftën kundër korrupsionit në sektorin e shëndetësisë, si dhe sektorit për punë dhe politikë sociale. Komisioni i ri duhet të fillojë së funksionuari më 8 shkurt të vitit 2024.
 
“Asaj që posaçërisht i referohemi në raportin tonë janë vlerësimet e raporteve të BE-së, raportet e Greko dhe Transparency International. Ajo që është e dukshme nga të gjitha këto raporte është vlerësimi se vendi ndodhet mes nivelit të caktuar dhe mesatar në luftën kundër korrupsionit. Kjo buron nga raporti i progresit të KE-së për vitin 2023, ku për të gjithë klasterët u zbatuan skriningje të numërta bilaterale, ndërsa si fusha më të prekura janë kriteret politike, reforma në Administratën Publike dhe sistemi
i jurisprudencës.”, - deklaroi anëtarja e KShPK-së, Katica Nikollovska.
 
“Nga gjithsej 166 për vitin 2023 janë realizuar 23 aktivitete apo 13%, 83 aktivitete nuk janë realizuar apo 54%, ndërsa 55% e aktiviteteve janë në realizim.”, - theksoi kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
 
Anëtarët e rinj të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit janë: Tatjana Dimitrovska, Sofija Spasova Medarska, Biljana Karakashova Shulev, Besnik Xhemaili, Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri. Mandati i anëtarëve aktual skadon më 7 shkurt të këtij viti, ndërsa Komisioni i ri duhet të fillojë së funksionuari më 8 shkurt të vitit 2024. (Florije Kamberi, TVM2)