Maqedoni

Qeveria miratoi ndryshimet në ligjin për masat restriktive

06.02.2024 18:32

Qeveria miratoi ndryshimet në ligjin për masat restriktive....

Qeveria miratoi ndryshimet në ligjin për masat restriktive. Sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ky ligj synon të zgjerojë objektivat e masave restriktive duke u fokusuar në përmirësimin e qeverisjes së përgjithshme dhe mbrojtjen e interesave të shtetit. Në këtë kontekst, masat e reja përfshijnë një spektër të gjerë të veprimtarisë, duke përfshirë ndalimin e kandidimit dhe mbajtjes së funksioneve publike për personat e përfshirë në aktivitete korrupsioni, si dhe ndalimin e pjesëmarrjes në prokurimet publike për personat juridikë.
 
“Ndryshimet e masave restriktive me të cilin si bazë për mundësinë e Qeverisë që të sjellë masa restriktive, do të merren edhe aktet ligjore të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Me ligjin aktual për masa restriktive që është në kompetenca të Ministrisë së Jashtme, ne e kemi arritur ta bëjmë edhe qind për qind harmonizim të politikës së jashtme me atë të BE-së, për shkak se të gjitha vendimet e BE-së, veçanërisht në raport me luftën në Ukrainë, ato restrikcione i kemi miratuar në Qeveri me propozim të MPJ-së nëpërmjet ligjit aktual.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.