Qeveria ka shkarkuar dy drejtorë të ASH-së, Aliu: Pro votuan edhe dy zv.ministra të ASH-së (VIDEO)
06.02.2024 21:23
Qeveria ka shkarkuar dy drejtorë të Aleancës për Shqiptarët...

Qeveria ka shkarkuar dy drejtorë të Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi, drejtoreshë e Postave të Maqedonisë dhe Gazmend Abdijun, drejtor në Agjencinë për tërheqjen e Investimeve të Huaja.
Për shkarkimin e tyre kanë votuar edhe dy zëv/ministra të ASH-së, Jajaga dhe Berisha.
Kundër kanë votuar vetëm dy ministrat e ASH-së, të cilët u rreshtuan pas kreut të partisë, Arben Taravari, minsitri i Shoqërisë Informatike dhe administratës, Azir Aliu dhe ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
