Botë
Rusia sërish sulmon Kievin
07.02.2024 12:00
Rusia nisi sulme të reja raketore në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës....

Rusia nisi sulme të reja raketore në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës. Një pjesë e rrjeteve elektrike dhe të ngrohjes u dëmtuan. Autoritetet në Mykolaiv njoftuan se ka civilë të plagosur.
Presidenti Zelenski urdhëroi formimin e një force speciale për dronët. Mbështetja e pasigurt nga ShBA-ja mund të dërgojë një mesazh të ndryshëm dhe të rrezikshëm, tha Pentagoni. Ndërsa luftimet vazhdojnë, ish-prezantuesi amerikan i Foks Njus, Tuker Karlson, ka konfirmuar se do të intervistojë presidentin rus, Putin, duke i dhënë atij një mundësi për t’u prononcuar.
