Maqedoni
Seancë inauguruese në Qeveri, formohet Këshilli për aktivitetet e NATO-s
07.02.2024 12:12
Në Qeveri nisi punimet seanca inauguruese për formimin e Këshillit për aktivitetet e NATO-s...

Në Qeveri nisi punimet seanca inauguruese për formimin e Këshillit për aktivitetet e NATO-s. Kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi, me rastin e katërvjetorit nga anëtarësimi në Nato tha se ai do të kryesojë me aktivitetet me ç’rast do të përçohet mesazhi për unitetin tonë të fuqishëm në Qeveri dhe në Aleancën Veriatlantike. Edhe sipas Ministrit të Jashtëm, Osmani, bashkërisht ta fillojë procesin e koordinimit, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm në sjelljen e vendimeve.
“Një nga karakteristikat kryesore që na bën unikat është padyshim kapaciteti ynë për themelimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve. Kjo del nga natyrshmëria jonë si vend multietnik dhe kjo pasqyrohet edhe në marrëdhëniet që i ndërtojmë në Ballkan, por edhe në kuadër të Aleancës. Veprimi ynë si ind lidhës që lidh demokraci dhe ide progresive në ndërtimin e një rajoni që avancon çdoherë drejt perëndimit.”, - deklaroi kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi.
“Në veçanti na ndihmoi Mbretëria e Bashkuar dhe me këtë rast dua ta falënderoj ambasadorin, Lovson; përfaqësuesin special, Abigel Ostin, me të cilin hap pas hapi e konstituuam sistemin dhe implementimin e të njëjtit dhe sot jemi këtu bashkërisht ta fillojmë procesin e koordinimit të cilin konsideroj se do të jetë shumë i rëndësishëm në sjelljen e vendimeve.”, - theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Punojmë intensivisht me aleatët e NATO-s.”, - u shpreh ambasadori britanik në RMV, Metju Loson.
