Maqedoni

Theret me thikë një i punësuar në USHT, nuk dihen shkaqet

01.04.2015 14:26

Një person mbrëmë është shtruar në repartin urgjent në Spitalin e Gostivarit me plagë të shkaktuara...

Një person mbrëmë është shtruar në repartin urgjent në Spitalin e Gostivarit me plagë të shkaktuara nga një send i mprehtë. Për shkak të lëndimeve të marra është dërguar në klinikat e Shkupit.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për personin me iniciale R.J., i cili është i punësuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së të lënduarit, në lagjen Pitarnica. Tani për tani nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore dhe se kush është i dyshuari për sulmin.

Nga SPB-Tetovë, konfirmojnë se tek ata është denoncuar rast i sulmit me lëndime të rënda dhe se në koordinim me prokurorin publik ende punojnë në ndriçimin e veçorive të ndërlidhura me këtë rast.