Maqedoni

Komisioni për sëmundje infektive shqyrton mundësinë e shpalljes së epidemisë

07.02.2024 12:21

Komisioni për sëmundje infektive do të mbajë seancë dhe një nga çështjet që do të diskutohet është nëse do të shpallet epidemi...

Komisioni për sëmundje infektive do të mbajë seancë dhe një nga çështjet që do të diskutohet është nëse do të shpallet epidemi e kollës së mirë në Shkup, duke qenë se numri i të infektuarve është në rritje.
 
Deri më tani në vend janë konfirmuar 12 raste të kollës së mirë, 10 janë në Shkup, ndërsa gjendja më alarmante është në komunën e Aerodromit, ku janë konfirmuar 8 raste. Shumica e mjekëve, besojnë  se vaksinimi është vendimtar. Vaksinat kundër kollës së mirë nuk na mbrojnë për aq kohë sa do të donim, ka nevojë për rinovim çdo 10 vite. Ne po përballemi me një rrezik serioz të një përhapjeje më të madhe, sepse është një sëmundje jashtëzakonisht ngjitëse, thonë  mjekët.