Maqedoni
Kuvend, miratohen ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit, organizatorët e lojërave të fatit protestuan kundër ndryshimeve ligjore
07.02.2024 15:39
Qindra protestues janë mbledhur sot para Kuvendit për të kundërshtuar sjelljen e ligjit për lojërat e fatit....

“Gjithsej kanë votuar 56 deputetë, nga të cilët 55 kanë votuar PRO, KUNDËR nuk ka, të PËRMBAJTUR është 1. Konstatojmë se Kuvendi ka sjellë ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për lojërat e fatit.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski.
Derisa Kuvendi po miratonte ligjin në fjalë, para Kuvendit, anëtarët e Asociacionit të basteve sportive të Maqedonisë dhe Shoqatës së organizatorëve të lojërave të fatit protestonin kundër miratimit të ligjit. Me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, kufizohet hapja e lokaleve në të cilat organizohet lojërat elektronike të fatit në 500 metra larg shkollave.
Qindra protestues janë mbledhur sot para Kuvendit për të kundërshtuar sjelljen e ligjit për lojërat e fatit. Pikërisht nga Asociacioni i lojërave të fatit apeluan që me sjelljen e ligjit në Kuvend do të mbesin pa punë pothuajse 10 mijë punëtorë, të cilët janë të angazhuar tek lojërat e fatit. Me këtë ligj, sipas tyre nuk po mbrohet rinia dhe nuk po mbrohen qytetarët, por përkundrazi të njëjtit do të sugjerohen që përmes onlajn aplikacioneve të jenë prezent prapë tek lojërat e fatit. Të njëjtit apeluan kryetarin e vendit, Stevo Pendarovski, që të njëjtin ligj mos ta aprovojë, të njëjtit kanë paralajmëruar masa edhe më radikale, duke potencuar se do të dërgojnë iniciativë edhe deri tek Gjykata Kushtetuese.
Goran Stojmenov, përfaqësues i Asociacionit, theksoi se dispozita për distancimin e objekteve të lojërave të fatit nuk është për mbrojtjen e rinisë, siç pretendon pushteti, por siç tha ai, bëhet fjalë për popullizëm parazgjedhor.
“Deputetët me flamurin evropian do ta mbyllin punëdhënësit më të madh privat. Në mënyrë të përgjegjshme konfirmojmë se dispozita ligjore që parasheh distancimin e objekteve legale në 500 metra nga institucionet arsimore nuk është për t’i mbrojtur të rinjtë siç po theksohet. Me votimin e këtij ligji, po krijohen objekte ilegale të lojërave të fatit nëpër bodrume, sikurse në vitin 1990. Me votimin PRO të këtij ligji, deputetët në shpirtrat e tyre do t’i mbajnë fatet e 10 mijë të punësuarve në industrinë Lojërat e Fatit. Me votimin pro të këtij ligji, deputetët po shtojnë së paku 35 mijë kandidatë të rinj, të cilët do të marrin rrugët e Evropës.”, - theksoi përfaqësuesi i Asociacionit, Goran Stojmenov.
“Përsëri deputetët do të jenë vetëm vegël e atyre të cilët kanë interesa biznesore që ta mbyllin industrinë ilegale të lojërave të fatit. Këto persona që janë këtu po i humbin vendet e tyre të punës, ndërsa ligji nuk garanton asgjë tjetër, përpos mundësi më të mëdha që qytetarët të luajnë onlajn përmes platformave të ndryshme elektronike. Industria jonë numëron rreth 10 mijë persona, por në mënyrë indirekte nga kjo industri ushqehen rreth 54 mijë persona.”, - theksoi kryetari i Asociacionit të Bastoreve Sportive, Vasko Ilievski.
Të njëjtit kanë paralajmëruar se pas këtij votimi nuk do të heshtin, por përkundrazi do të vazhdojë beteja juridike para Gjykatës Kushtetuese dhe paditë për dëmshpërblim të dëmeve të shkaktuara. Të njëjtit kërkuan edhe nga presidenti i vendit që ligji pasi të kalon në Kuvend, ai mos ta nënshkruajë këtë akt.
FITIM KRYEZIU
