Përhapja e shpejtë e “kollës së mirë”, Komisioni për Sëmundje Infektive shpall epidemi

07.02.2024 16:21

Për shkak të rritjes së shpejtë të të infektuarve me “Pertisus”...

Për shkak të rritjes së shpejtë të të infektuarve me “Pertisus”, Komisioni për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse, rekomandoi shpalljen e epidemisë së kollës së mirë në qytetin e Shkupit. Rekomandimet përfshijnë ndalimin e pranimit të fëmijëve të pavaksinuar në kopshte, si dhe punën me dy turne në pikat e vaksinimit.

“Biseduam për virozët dhe për gjendjen me kollën e keqe, i shqyrtuam numrat. Numrat e fundit flasin se kemi 18 raste te konfirmuara të kollit të keq dhe ky numër është në rritje, posaçërisht në qytetin e Shkupit ku janë paraqitur 14 raste,  andaj dhe vendosëm që të shpallim epidemi për qytetin e  Shkupit. Kjo tingëllon pak ashpër, por realisht duhet të në e lehtësojë punën gjatë përballjes me rrezikun i cili vjen nga kolla e mirë.”, - deklaroi kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, dr. Aleksandar Petliçkovski.

Zllate Mehmedoviq tha se të 18 rastet në Maqedoni janë të ndara, që është arsyetim për të shpallur epidemi në territorin e qytetit të Shkupit, në mënyrë që të mos ketë grupime në një familje.

“Aktualisht nuk ka asnjë transmetim epidemiologjikisht të konfirmuar rast pas rasti të pertusisit. Kjo do të thotë se të gjitha rastet janë të izoluara, por arsyeja që kemi marr këtë vendim është që sëmundja mos të përshkallëzohet. Është koha e duhur për të marrë vendim konkret.”, - theksoi dr. Zllate Mehmedoviç nga Komisioni për Sëmundje Infektive. 

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thanë se janë duke pritur një udhëzim për trajtimin e një epidemie nga Instituti i Shëndetit Publik dhe aktivitetet kryesore duhet të synojnë plotësimin e vaksinave të humbura.

Sipas tyre, niveli i personave të vaksinuar për pertusis nuk është në nivel të kënaqshëm. Numri i të infektuarve më kollën e mirë, gjatë 24 orëve është rritur për 6, shumica e pacientëve janë nga lagjja Aerodrom e Shkupit. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)