E Majta: Biljana Vankovska, kandidate për presidente
Partia e Majta në zgjedhjet presidenciale....

Partia e Majta në zgjedhjet presidenciale do të garojë me kandidatin e saj. Kreu i kësaj partie, Dimitar Apasiev, prezantoi kandidaten e kësaj partie për presidente, Biljana Vankovska.
“Mendojme që ka ardhur koha që populli të kuptojë se cili është dallimi dhe kush po lufton për interesat e RMV-së në mënyrë të sinqertë. Mendojmë që është moment krucial që si një gjeneratë e re ndjejmë përgjegjësi që të propozojmë kandidat të denjë. Mendojmë se ka ardhur koha që populli të votojë për kandidat solid.”, - deklaroi Dimitar Apasiev nga “E Majta”.
“Pse po kthehem në këtë 10 vite më vonë? Sepse kuptova që shumë gjëra kanë ndryshuar. Së pari dhe më e rëndësishmja, nëse këtë herë vij si kandidat, nuk do të jem, siç thonë disa, një model politik që vetëm do të parakalojë dhe do të dështojë. Këtë herë kam shumë më tepër besim, se ka një ekip. Ajo që më afron me të Majtën është patriotizmi i ndërthurur me majtizmin. Do t’i heqim dorezat, koha e korrektësisë politike ka mbaruar dhe ky është faktori i dytë që më bëri ta pranoj këtë ftesë. Do të thotë se në 10 vite Maqedonia është gjithçka që nuk kemi. Në 10 vite është në një situatë shumë më të keqe se çdo gjë që mund ta imagjinoja në atë kohë.", - theksoi kandidatja për presidente, Biljana Vankovska.
