Maqedoni

Kovaçevski: Nuk komentoj shkarkimet nga Qeveria

07.02.2024 17:17

Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nuk ka dashur të komentojë zhvillimet brenda ASh-së...

Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nuk ka dashur të komentojë zhvillimet brenda ASh-së, përfshirë edhe shkarkimet e dy drejtorëve dhe propozimin për shkarkimin e dy ministrave.
 
“Unë dje kisha bisedë me ministrin Aliu dhe Taravarin dhe tash se marrëdhëniet e brendshme dhe dinamika në çdo parti politike zgjidhet në kuadër të asaj partie politike. Nuk mund të komentoj se çka konkretisht po ndodh në kuadër të ASh-së, parti, e cila është pjesë e Qeverisë, kërkoi që anëtarët e saj të zëvendësohen me të tjerë, atëherë normalisht ata që janë në Kuvend, këtë do ta propozojnë. Ajo ka ndodhur edhe me parti tjera që kanë pasur përfaqësuesit e tyre në Qeveri dhe më pas kanë propozuar përfaqësues të tjerë në Qeveri.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. 
 
Gara brenda partiake në ASh, VMRO: Kovaçevski pretendon se nuk di ç’po ndodh
 
Nga VMRO-DPMNE-ja kanë ironizuar se Kovaçevski nuk di as për dhunën fizike ndaj anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët, as për plumbin në shtëpinë e Taravarit dhe sot nuk e dinte as arsyen e shkarkimit të të dy drejtorëve.
 
Është fenomen botëror që një parti që ka 13 deputetë të fitojë postin e kryeministrit, por kjo ndodhi. Frika nga disfata e LSD-së dhe BDI-së sa vjen e rritet, me afrimin e zgjedhjeve, ku qytetarët do t'i dërgojnë në histori, por edhe për t’u përballë me drejtësinë.”, thuhet në njoftimin e partisë. 
 
Gir: Pa komente për politikën e brendshme 
 
Zhvillimet aktuale në ASh nuk ka dashur t’i komentojë shefi i Delegacionit të BE-së, Dejvid Gir.
 
“Nuk mund të komentoj për çështje që kanë të bëjnë me politikën e brendshme, e as për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet në partitë politike.”, - u shpreh shefi i Delegacionit të BE-së, Dejvid Gir.
 
Ndërkohë, pas propozimeve për shkarkimin e Azir Aliut dhe Fatmir Mexhitit, ASh, krahu i Ziadin Selës ka propozuar zëvendësimin e tyre me Nedim Bajramin, si pasardhës i Aliut në shoqërinë informatike dhe administratë dhe Ilir Demirin në shëndetësi.  
 
FLUTURA LATIFI