Izraeli sulmon Sirinë, shënohen viktima në civilë

07.02.2024 17:58

Raketat izraelite goditën qytetin sirian, Homs...

Raketat izraelite goditën qytetin sirian, Homs. Sulmet janë kryer në disa pika të ushtrisë siriane dhe një bazë ajrore dhe dyshohet se ka lidhje me Iranin. Zyrtarët ushtarakë të Sirisë njoftuan se janë rrëzuar disa raketa, por edhe se ka viktima, mes tyre edhe civilë.

Në të njëjtën kohë, sekretari amerikan i shtetit zhvilloi bisedime në Tel Aviv me kryeministrin Netanjahu, pasi Katari njoftoi se Hamasi iu përgjigj pozitivisht propozimit ndërkombëtar për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Grupi terrorist propozon një armëpushim trefazor për 135 ditë që do t'i jepte fund luftës. Në terren ende vazhdojnë luftimet.