Botë

Aksident avionësh në Dublin , “ngatërrojnë” krahun e ecjes

01.04.2015 14:42

Dy avionë të Kompanisë “Low cost Ryanair” kanë cikur njëri-tjetrin në tokë në aeroportin e Dublinit...

Vetë linja ajrore e pohoi se krahu i njërit prej avionëve gërvishti bishtin e tjetrit teksa rrëshqisnin në pistë mëngjesin e sotëm.
 
Zyrtarët e aeroportit thonë se nga incidenti nuk ka asnjë të lënduar, por priten vonesa në nisjen e disa avionëve të ndodhur atje, ndërsa me mbërritjet nuk ka probleme.  
 
“Ryanair” i kërkoi ndjesë klientëve për shqetësimin e shkaktuar. 
 
Avionët do të niseshin drejt kryeqendrës së Skocisë, Edinburgut, dhe qytetit të Zadarit në Kroaci. Pasagjerët kanë zbritur prej tyre e janë akomoduar në dy avionë të tjerë.