Bit Pazar, incident i armatosur përballë poliklinikës

07.02.2024 18:32

Një incident i armatosur....

Një incident i armatosur ka ndodhur përballë poliklinikës në Bit Pazar të Shkupit, ku gjatë një shkëmbim zjarri një person ka mbetur i plagosur.

Personi i lënduar me plagë me armë zjarri është dërguar në spitalin "Naum Ohridski" në Shkup.

”Sot nga Spitali i qytetit 'Naum Ohridski' në SPB Shkup është raportuar se tek ata është sjellur personi me iniciale P.P (24 vjeç) me plagë me armë zjarri në këmbë dhe sipas raportimit, një person e ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të poliklinikës 'Bit Pazar' në Shkup. Sipas informacioneve fillestare në P.P. ka qëlluar R.Sh. Po merren masa për zbardhjen e rastit", njofton policia.