Autostrada Kërçovë – Ohër, punimet ngecin për shkak të rrëshqitjes së dheut
07.02.2024 19:08
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski...

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtori i rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi dhe ekspertët e fakultetit teknik, sot inspektuan segmentet e autostradës Kërçovë-Ohër, ku janë paraqitur problemet me rrëshqitjen e dheut. Sipas tyre, për tejkalimin e kësaj situate do të përgatitet projektimi plotësues për stabilizimin e pjerrtësive dhe sigurinë nga rrëshqitjet e dheut.
