Maqedoni

Fëmijët festojnë “Një prillin” me shumë maska dhe pak gënjeshtra të vogla

01.04.2015 15:27

Fëmijët iu bashkëngjitën sot “Ditës së gënjeshtrave”, duke bërë shaka pa të keq me prindërit dhe njëri-tjetrin...

Fëmijët iu bashkëngjitën sot “Ditës së gënjeshtrave”, duke bërë shaka pa të keq me prindërit dhe njëri-tjetrin dhe duke vënë maskat dhe veshjet e personazheve të preferuar, dikush si “njeriu merimangë”, dikush si princeshë etj. Edhe fëmijët e kopshtit “Fidani” defiluan dhe vallëzuan për t’i dhënë kuptim ditës dhe në këtë mënyrë shprehën botën e tyre me plot emocione.
 
Ata më shumë i gëzoheshin veshjeve dhe shumë pak kanë menduar të thonë ndonjë gënjeshtër. 
 
“Unë jam veshur me rrobat e mollës së kuqe”- u shpreh një fëmijë.
 
“Si spajndermen, mirë”- theksoi një fëmijë.
 
“Si princeshë. Urime “Dita e një prillit””- tha një nxënës.
 
“Unë jam veshur si nuse”- u shpreh një fëmijë. 
 
“Këtë gënjeshtër e kam bërë sot: babait i thashë se vëllai, që ishte t’u fjetur, unë i kam thënë se po të shikon dhe e kam gënjyer”- tha një fëmijë.
 
“Urime “Dita e një prillit””- theksoi një fëmijë.
 
Edukatoret thonë se kjo ditë çdo vit shndërrohet në një festë të vërtetë me maska për fëmijët. 
 
“Ne si kopsht organizojmë çdo vit festa të ndryshme, po ashtu festojmë edhe festën e “Ditës së një prillit”, d.m.th. festa e gënjeshtrave. Me fëmijët organizojmë festë në çerdhen tonë. Kopshti këtu, fëmijët veshin lloje të ndryshme të veshjeve dhe bëjmë defile këtu në kopsht, lëshojmë muzikë, kështu prezantojnë veshjet e tyre fëmijët, i fotografojmë pastaj”- deklaroi edukatorja në Kopshtin “Fidani”, Agnesa Muharremi.
 
Fëmijët u kënaqën sot. Një prilli për ta është vetëm dita kur vishen sa më çuditshëm, por ata e dinë mirë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, prandaj ajo nuk duhet thënë kurrë, por ndoshta as për një prill.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI