Botë

Mundësia për armëpushim në Gazë, Netanjahu hedh poshtë ofertën për paqe

08.02.2024 14:16

Izraeli hodhi poshtë propozimin e Hamasit për armëpushim...

Izraeli hodhi poshtë propozimin e Hamasit për armëpushim, pasi ato janë të papranueshme për kryeministrin izraelit, Netanjahu. Çdo propozim që do t'i linte terroristët nën kontrollin e pjesshëm ose të plotë të Gazës është i papranueshëm, ka thënë Netanjahu, pa e përjashtuar mundësinë për vazhdimin e negociatave.
 
“Kërkesat e Hamasit që kemi dëgjuar, jo vetëm që nuk do të çojnë në lirimin e robërve, por do t'i ftojnë ata në një tjetër masakër. Administratën qytetare në Gazë nuk mund ta realizojnë ata që e përkrahin dhe financojnë terrorin.”, - deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
 
Blinken: Një marrëveshje është ende e mundur
 
Por, sekretari amerikan i shtetit, Blinken, beson se një marrëveshje është ende e mundur. Përgjigja e Hamasit krijon hapësirë që ajo të arrihet, thotë Blinken. 
 
“Edhe pse ka disa qëndrime të qarta që nuk e mbështesin qëndrimin e Hamasit, megjithatë mendojmë se ai krijon hapësirë për arritjen e marrëveshjes dhe do të punojmë pa u lodhur deri sa të arrijmë.”, - theksoi sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken.
 
Hamas: Një delegacion udhëton për në Kajro
 
Hamasi ka paralajmëruar se do të dërgojë një delegacion në Kajro, për të vazhduar negociatat për armëpushim.
 
“Nga dita e parë e publikimit të kësaj marrëveshjeje, deklaratat cioniste janë për vazhdimin e agresionit ndaj rripit të Gazës. Konfirmoj se një delegacion i lëvizjes do të udhëtojë për në Kajro për ta ndjekur këtë çështje.”, - u shpreh përfaqësuesi i Hamasit, Osama Hamdan. 
 
Ndërkohë luftimet në Rripin e Gazës, përkatësisht në Rafa vazhdojnë. OKB-ja nga ana tjetër mbetet e shqetësuar për planet izraelite.
 
GYLTENE SINANI